Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot të gjithë ambasadorët e shteteve të Bashkimit Evropian për të kanë diskutuar në lidhje me fazën finale të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Hoxhaj ka thënë se për Kosovën është e rëndësishme që kjo të mos jetë fazë e re, por fazë finale e dialogut me Serbinë. Ai ka theksuar se arritja e një marrëveshjeje obligative ligjore është po aq e rëndësishme sa edhe implementimi i plotë i saj.
Ai ka deklaruar para ambasadorëve të BE-së se marrëveshja obligative ligjore që duhet të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë në përmbyllje të dialogut, për Kosovën ka një emër dhe ajo është njohje e ndërsjellët.
“Biseduam për zhvillimet më të fundit politike, dialogun Kosovë-Serbi dhe agjendën evropiane me shefat e misioneve të shteteve anëtare të BE-së. Arritja e një marrëveshjeje obligative ligjore është po aq e rëndësishme sa implementimi i plotë i saj, dhe kjo për Kosovën do të thotë njohje e ndërsjellët”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.
-
Hoxhaj në takim me delegacionin britanik: Jemi të përkushtuar për një marrëveshje me njohje reciproke me Serbinë
-
Hoxhaj në SHBA: Dialogu duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë
-
Hoxhaj takon zyrtarët e NSC në Washington: Dialogu të përmbyllet këtë vit me njohje
-
Hoxhaj nis takimet konsultative me akademikë e profesorë për dialogun
-
Hoxhaj për AP: Dialogu proces kompleks, s’pranojmë asgjë më pak se njohje dhe anëtarësim në OKB