Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, të cilët theksuan nevojën e forcimit të institucioneve demokratike, rritjen e mirëqenies së qytetarëve, thellimin e reformave në vend dhe konsolidimin ndërkombëtar të Kosovës.
Kryeministri Haradinaj dhe ambasadori O’Connell biseduan për ndërtimin e institucioneve të reja në Kosovë dhe për proceset nëpër të cilat po kalon vendi.
Sipas një komunikate të Qeverisë, kryeministri Haradinaj e vlerësoi lart mbështetjen që Britania e Madhe i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtet ndërtimit dhe njëkohësisht edhe përkrahjen për vendin në skenën ndërkombëtare.
Ambasadori O’Connell duke e përgëzuar kryeministrin Haradinaj për detyrën tha se Kosova do të ketë mbështetjen e vendit të tij në agjendat e saj dhe rrugën e integrimeve euro-atlantike.
-
Kurti në takim me ambasadorët e shteteve të BE-së
-
Ambasadori britanik Hargreaves takohet me Kurtin, bisedojnë për zgjedhjet dhe dialogun
-
Hargreaves flet me Abdixhikun për formimin e shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve
-
Osmani takon ambasadorin britanik: Gjuha kërcënuese s’ka vend në diskursin publik
-
Orav-Konjufcës: Momenti për të avancuar në rrugën evropiane