Korrespodenti i KOHËS në Bruksel, Augustin Palokaj, deklaroi se në aspektin e procedurave, Kosova është shteti më i largët sa i përket anetarësimit në Bashkimin Evropian, por që kosovarët siç tha ai, e quan më shumë BE-në se disa popuj të tjerë evropianë.
Ai deklaroi në SOT të KTV-së të martën, se për 9 Maj, e njohur si Dita e Evropës, nuk pushohet në asnjë vend të Bashkimit Evropian, e më këtë datë, organizohen aktivitete të rëndomta. Sipas Palokajt, edhe evropianët befasohen se si kosovarët pushojnë më 9 maj.
“Habiten se si mund të jetë ditë pushimi, në një vend ku është nga të gjitha s’ka vendet evropiane, s’ka vend që është më larg Evropës se Kosova, nëse këtu nuk llogarisim Bjellorusinë apo Rusinë. Kosova është vendi i fundit që ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian, e ende s’është shqyrtuar aplikimi. Jo vetëm që s’kemi status kandidati, s’ka as lëvizje sa i përket pjesës së Kosovës. Jemi vendi më së largu në procedurë të integrimeve evropiane. Në këtë moment, s’ka qytetarë në Evropë që e duan BE-në më shumë se Kosova”, tha ai.
Sipas korrespodentit të KOHËS, disa shtete të Bashkimit Evropian e kanë “harruar” se 9 Maji është Dita e Evropës, por kjo shpesh rikujtohet me disa aktivitete politike. Sivjet, Palokaj tha se kjo ditë do të shënohet në Kiev, për t’u kujtuar edhe lufta që po aktualisht po zhvillohet mes Ukrainës dhe Rusisë.
Për liberalizimin e vizave për kosovarët, Palokaj shtoi se është vendim që s’mund të kthehet prapa, kur sipas tij, kur qytetarët e Kosovës të dalin pa viza në BE, do ta kuptojnë se si shënohet rëndomtë 9 Maji.