Përfaqësuesi special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka hequr dorë nga pjesëmarrja në Forumin e Sigurisë në Beograd, që do të mbahet nga data 16 deri më 18 tetor, bën të ditur B92, transmeton Koha.net.
Palmer ishte paralajmëruar se do t’u drejtohej pjesëmarrësve me rastin e hapjes zyrtare të Forumit të Sigurisë në Beograd, të enjten, më 17 tetor, me temën “Zgjidhja e qëndrueshme për Ballkanin Perëndimor”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë hapjen zyrtare, siç është paralajmëruar, tani do të flasë diplomatja gjermane e ngarkuar për Ballkanin Perëndimor, Suzanne Schitz, ish-përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme e Sigurisë të BE-së, Catherine Ashton, si dhe ish-ambasadori francez në Beograd, Frederic Mondoloni, përcjell Koha.net.