Kompania “Bechtel-Enka” gjatë punimeve të trasesë në autostradën “Arbën Xhaferi” Prishtinë-Shkup ka bllokuar rrugën kryesore të fshatit Paldenicë të Hanit të Elezit, ndërkohë që banorët prej disa muajsh janë duke i shfrytëzuar rrugët alternative për qarkullim.
Sipas banorëve, kjo kompani disa herë ka dhënë premtime se do ta ndërtonte një nënkalim apo mbikalim për banorët e këtij fshati, mirëpo deri tashti nuk ka lëvizur asgjë konkrete, shkruan sot “Koha Ditore”.
Nga ana tjetër, banorët kanë mbajtur disa protesta duke e bllokuar rrugën kryesore në Han të Elezit, te vendi i quajtur “Dheu i bardhë”. Ata kanë kërkuar edhe nga Komuna e Hanit të Elezit që t’u dalë në ndihmë në këtë proces derisa fshati me rreth 150 familje nuk mund të bllokohet në këtë mënyrë.
Bashkim Sopa, zëdhënës i Komunës së Hanit të Elezit, ka shpjeguar se Komuna disa herë ka mbajtur takime me përfaqësues të kompanisë “Bechtel-Enka” derisa kërkesat dhe ankesat e banorëve të fshatit Paldenicë janë të vazhdueshme... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Banorët e Paldenicës protestojnë pas bllokimit të rrugës Kaçanik - Hani i Elezit
-
Zhbllokimi i rrugës së Paldenicës, peng i zvarritjes së projektit
-
Hani i Elezit kërkon nga “Bechtel-Enka” riparimin e rrugëve dhe kanalizimit
-
Banorët e dy fshatrave kërkojnë riparimin e rrugëve pas ndërtimit të hekurudhës
-
25 kompani vendore i protestojnë “Bechtel & Enkas” për punimet në autostradën e Shkupit