Pakoja e projektligjeve rreth transformimit të FSK-së është miratuar edhe në rrethin e dytë në Komisionin për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim.
Mirëpo, disa nga përfaqësuesit e komuniteteve të tjera në Kosovë, përveç atij serb, kanë kërkuar që përmes amendamenteve të bëhen ndryshime dhe plotësime. Kanë kërkuar përfaqësim minimum 10 % të komuniteteve të tjera në FSK. Megjithatë, ky propozim nuk është votuar nga anëtarët e komisionit, shkruan sot Koha Ditore.
Para se të hedhen në votim tri projektligjet, ai për Ministrinë e Mbrojtjes, për FSK-në dhe ai për Shërbimin në FSK, deputeti nga pakicat, Veton Berisha, ka propozuar që të futen disa amendamente, përmes së cilave kërkohet një përfaqësim më i denjë i komuniteteve të tjera në Kosovë.
“Propozoj që në Nenin 5, pas fjalës ‘...të shtetasve të Kosovës’ të shtohen edhe grupet e komuniteteve. Pastaj, të mos mbetet në kompetencë të kryeministrit përfaqësimi i komuniteteve. Normal që kemi besim në institucione dhe kryeministra. Është mirë të shtohet minimumi 10% i komuniteteve në pjesëmarrjen e FSK-së. Duhet të mbetet një prag që e garanton 10% të forcës së sigurisë. Është mirë të planifikohet kjo pjesë. Kjo duhet të rregullohet me ligj”, ka thënë ai.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Miratohet Projektligji për dërgimin e FSK-së jashtë Kosovës
-
Berisha: FSK ka tejkaluar kuotën e 10 përqindëshit të inkuadrimit të komuniteteve jo shumicë
-
Projektligji për Komisionerin e FSK-së diskutohet në shkurt
-
Nis seanca për votimin e Ushtrisë
-
KDI fton Listën Serbe të marrë pjesë në seancën për ushtrinë, thotë se s’është kërcënim për asnjë komunitet