Aktivistët e shoqërisë civile kanë paditur Policinë për moslejimin e tubimit me distancë fizike për dorëzimin e peticionit “Drejtësi për Kujtimin”.
Këtë e ka bërë aktivisti Gazmend Qyqalla i përfaqësuar nga avokatja Rina Kika.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAta thanë se e kanë paditur Policinë e Kosovës për konflikt administrativ në përputhje me nenin 8 të Ligjit për tubime publike.
Ata thanë se kërkesa u refuzua me arsyetimin se ndalohen grumbullimet për shkak të situatës së krijuar me COVID-19, raporton KOHA.
Sipas avokates Rina Kika, vendimi i Policisë është i paligjshëm, “meqë është diskriminues, nuk përmban arsyetim për shkaqet dhe rrethanat që kanë qenë vendimtare gjatë vlerësimit të lajmërimit të tubimit”.
E aktivisti Gazmend Qyqalla u shpreh se Polica e Kosovës me refuzimin e kërkesës për tubim publik vetëm sa ka dëshmuar neglizhencën e tyre në trajtimin e rastit.
Aktivistët e fushatës “Drejtësi për Kujtimin” dyshojnë se arsyeja e këtij trajtimi diskriminues është dekurajimi dhe frenimi i kritikës së hapur dhe të ashpër ndaj neglizhencës së Policisë, që rezultoi me dhunimin e përsëritur seksual dhe vrasjen e Kujtim Veselit.
Kujtim Veseli u gjet i vdekur më 11 korrik të 2019-s, ndërsa edhe një vit pas vdekjes së tij kryerësit e veprës ende nuk janë vënë para drejtësisë.