Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, njëherësh shefi i diplomacisë kosovare Behgjet Pacolli, ka thënë se përderisa kërkimet vazhdojnë pas dy policëve të zhdukur në lumin Lepenc, të qëndrojmë bashkë me familjet dhe të afërmit e tyre në këto momente të vështira.
“Zhdukja e dy policëve në lumin Lepenc është ngjarje e rëndë për vendin dhe lajm tronditës për të gjithë ne. Shpreh respektin e lartë për autoritetet përgjegjëse të sigurisë, Policinë, FSK-në si dhe qytetarët vullnetarë të shumtë, që po e bëjnë gjithçka për gjetjen e tyre. përderisa, kërkimet vazhdojnë, qëndrojmë bashkë me familjet dhe të afërmit e tyre në këto momente të vështira”, shkruan Pacolli në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Haradinaj: Disa po japin këshilla nga kafiteritë si të gjenden dy policët e zhdukur
-
Kurti: Duke ndarë shqetësimin me familjet e dy policëve, inkurajojmë ekipet kërkuese në përpjekjet e tyre
-
Tre anëtarë të familjes Pacolli po kërkohen në Lepenc, arrestohet 64-vjeçari nga Shkupi
-
Vazhdon kërkimi për tre të zhdukurit në lumin Lepenc
-
Ambasada e Kosovës në Paris e gatshme t’i japë ndihmë familjes kosovare që humbi fëmijët tragjikisht