Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka shprehur keqardhjen e tij për zhdukjen e dy policëve në lumin Lepenc.
Kurti thotë se në këto momente të vështira le të qëndrojmë pranë familjarëve të policëve, transmeton Koha.net. Ai ka inkurajuar ekipet e shpëtimit në përpjekjet e tyre për të gjetur policët.
Dyshohet se policët e humbur mund t’i ketë bartur rrjedha e lumit në Maqedoni
Më poshtë mund ta lexoni postimin e Kurtit në Facebook:
Lajmi për zhdukjen e dy policëve të aksidentuar mbrëmë, është tronditës për familjarët, kolegët dhe gjithë opinionin publik.
Në këto çaste kur ekipet e shpëtimit të FSK-së, policisë, zjarrfikësit dhe qytetarët e zonës po bëjnë të pamundurën për të gjetur policët e aksidentuar, le të qëndrojmë pranë familjarëve të tyre.
Duke ndarë bashkë shqetësimin me familjet e dy policëve, i inkurajojmë ekipet kërkuese nga FSK-ja, zjarrfikësit dhe policët në përpjekjen e tyre.
-
Thaçi ngushëllon familjarët e policit që u gjet sot
-
Haradinaj: Disa po japin këshilla nga kafiteritë si të gjenden dy policët e zhdukur
-
Pacolli zhdukjen e dy policëve e cilëson ngjarje të rëndë
-
Kurti pas aksidentit në Badoc: Lus të keni kujdes në komunikacion
-
Kurti reagon për sulmin e të dielës në Turqi, u uron shërim të shpejtë policëve të lënduar