Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në seancën e sotshme plenare të Kuvendit ka thënë se e konsideron shqetësim zhdukjen e dy policëve të Kosovës, që dyshohet se kanë rënë në lumin Lepenc.
“Më së vështiri e kanë familjarët, të afërt dhe bashkëpunëtorët e tyre. E vërteta është se ka koordinim atje, dhe ka vullnet për të pranuar çfarëdo përkrahje, qoftë të zhytësve, qoftë... Mirëpo ekziston edhe një praktikë, se disa duke ndenjur në Prishtinë, në kafiteri, po u japin këshilla atyre atje si ta bëjmë punën, i kemi dëgjuar do këso ekspertë e nuk është në rregull ashtu”, tha kryeministri Haradinaj, transmeton kp.
Ai e ka quajtur shqetësuese edhe mungesën e sigurimeve për Policinë e Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Kronikë e KTV-së për kërkimet e sotme të policëve të zhdukur
-
Haradinaj: Kërkimet për policët s’mund të nisin në Maqedoni pa përfunduar në Kosovë
-
Vazhdojnë kërkimet për policët e humbur
-
Kurti: Duke ndarë shqetësimin me familjet e dy policëve, inkurajojmë ekipet kërkuese në përpjekjet e tyre
-
Pacolli zhdukjen e dy policëve e cilëson ngjarje të rëndë