Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kronikë e KTV-së për kërkimet e sotme të policëve të zhdukur

Me gjithë uljen e nivelit të ujit në Lepenc për të lehtësuar kërkimin për trupat e dy policëve të zhdukur, ende nuk ka asnjë gjurmë të tyre, raporton KTV.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka vizituar vendin e ngjarjes. Sipas tij ekziston mundësia që lumi i ka bartur trupat ne territorin e Maqedonisë . Ai tha se ka biseduar me homologun e tij, Zoran Zaev por që nuk mund të fillojnë kërkimet në Maqedoni pa përfunduar kërkimet në Kosovë.

Në anën tjetër policia ka ndalur dy hidrocentrale në rrethin e Ferizajt në mënyrë që të zvogëlohet rrjedha e ujit në lumin Lepenc.

Ndryshe familjarët e policëve të zhdukur kanë qenë prezent gjatë kërkimeve por që nuk kane pranuar të prononcohen për media vetëm kanë shtuar që presin lajme të mira.