Në kohën kur kanë vazhduar kërkimet për gjetjen e dy policëve të zhdukur, Kosova ende s’ka bërë kërkesë që kërkimet të nisin në territorin e Maqedonisë, raporton KTV.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se këtë do ta bëjnë sapo të përfundojnë kërkimet në Kosovë.
Haradinaj ka bërë të ditur se kanë shtuar numrin e personelit të kërkimit, por po hasin në vështirësi për shkak të kushteve të vështira. Komentet, Haradinaj i ka bërë në vizitën e tij në komunat e rajonit të Drenicës, ku atje u ka premtuar punëtorëve të Ferronikelit se qeveria do të bëjë zgjidhje për borxhin prej 2 milionë eurove që ka ndaj kësaj ndërmarrjeje. Në fund, ai i shoqëruar edhe nga presidenti, kryeparlamentari, dhe krerët e komunës së Skenderajt dhe Drenasit, kanë qëndruar në konakun e familjes së Sami Lushtakut.
-
Kosova pa kërkesë që policët e zhdukur të kërkohen në Maqedoni
-
Haradinaj ende nuk i ka bërë Maqedonisë kërkesë zyrtare për rastin e zhdukjes së policëve
-
Kronikë e KTV-së për kërkimet e sotme të policëve të zhdukur
-
Haradinaj: Kërkimet për policët s’mund të nisin në Maqedoni pa përfunduar në Kosovë
-
Haradinaj kërkon ndihmën e Zaevit për policët e zhdukur në Lepenc