Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dalë në vendin e ngjarjes, në Hanë të Elezit, ku dy policë janë aksidentuar dhe ende nuk janë gjetur.
Ai ka kërkuar ndihmën e kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev që të ndihmojë në kërkimin e tyre në Lepenc në pjesën e Maqedonisë, transmeton KTV.
“U bë edhe dita e dytë që nga aksidenti i djeshëm që dy policë janë të humbur dhe njësitet e policisë, FSK-së dhe të gjithë janë në kërkim. Edhe dy kilometra të lumit janë të pa kontrolluara por do të lind nevoja që të bëhet kërkimi edhe në Maqedoni. Do ta lus Zaevin për ndihmë në pjesën e Maqedonisë. Do t’i qëndrojmë afër kolegëve të policëve, familjeve dhe shpresoj që do të na befasojë një lajm i mirë por po shihet një gjendje e rëndë. Të dy zyrtarët policorë kanë qenë në detyrë dhe kanë qenë duke u kthyer’, ka thënë Haradinaj.
-
Haradinaj: Kërkimet për policët s’mund të nisin në Maqedoni pa përfunduar në Kosovë
-
Haradinaj: Disa po japin këshilla nga kafiteritë si të gjenden dy policët e zhdukur
-
Kronikë e KTV-së për kërkimet e sotme të policëve të zhdukur
-
Vazhdojnë kërkimet për dy policët, ende pa rezultat
-
Kosova pa kërkesë që policët e zhdukur të kërkohen në Maqedoni