Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vazhdojnë kërkimet për dy policët, ende pa rezultat

Po vazhdojnë kërkimet për dy policët të cilët u aksidentuan të shtunën në mbrëmje, dhe ende nuk ka pasur asnjë rezultat. Nga afër kërkimet po i përcjellin ministri i MPB-së, Bejtush Gashi, ai i FSK-së, Rrustem Berisha, si dhe komandanti i kësaj force, Rrahman Rama.

Në vendin ku po bëhen kërkimet pritet që të vijë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Sipas versionit zyrtar të Policisë, Malsor Dashi dhe Armend Trena më 28 prill (e shtune) janë aksidentuar me veturën e tyre zyrtare në magjistralen Kaçanik-Han i Elezit te vendi i quajtur “Kulla e Qeshmes” dhe që nga ajo natë rezultojnë të zhdukur, transmeton KP.

Vetura me të cilën po udhëtonin dy policët është nxjerrë nga uji i lumit Lepenc që natën e parë por që as pas pesë ditë kërkimi nuk ka asnjë gjurmë të dy policëve.