Ka filluar edhe sot operacioni i kërkimit për trupin e policit Armend Trena.
Ekipet e shpëtim-kërkimit të FSK-së, AME-së dhe Policisë së Kosovës kanë nisur kërkimet qysh në orën 9 të mëngjesit, raporton KTV.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka thënë se deri tash nuk ka ndonjë rezultat.
Armend Trena dhe polici tjetër Malësor Dashi u aksidentuan të shtunën e kaluar në magjistralen Han i Elezit-Kaçanik dhe vetura e tyre kishte rënë në lumin Lepenc. Ndërkohë, trupi i pajetë i Malësor Dashit është gjetur të enjten dhe është varrosur të premten me ceremoni shtetërore.
Artikuj të ngjashëm