Policët Armend Trena dhe Malësor Dashi, të cilët kishin rënë më 28 prill në lumin Lepenc, teksa po udhëtonin me veturën zyrtare në magjistralen Hani i Elezit-Kaçanik, sipas raportit të ekspertizës së komunikacionit, janë vetë-aksidentuar.
Kështu tha për Radion Evropa e Lirë kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari.
Sipas tij, autopsia e trupave që u gjetën javën e kaluar në lumin Lepenc, ende nuk është publikuar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore. Autopsia pritet të kryhet deri të hënën.
Ndryshe, trupi i Malësor Dashit u gjet pesë kilometra nga vendi i ngjarjes, pas gjashtë ditësh, ku dyshohej fillimisht se kishte rënë vetura. Ndërsa, trupi i Armend Trenës, u gjet në ditën e dhjetë të kërkimeve, gjashtë kilometra nga vendi i ngjarjes, në lumin Lepenc, më saktësisht në vendin e quajtur "Kulla me Çeshme’’.
-
Raporti i autopsisë: Policët kanë vdekur para se të binin në Lepenc
-
Në Begracë të Kaçanikut sot bëhet varrimi i Armend Trenës
-
Flasin vëllezërit Bushi, dëshmitarët që gjetën trupin e policit Armend Trena
-
Pas 10 ditë kërkimi, u gjet trupi i policit Armend Trena
-
Vazhdon edhe sot kërkimi për policin Armend Trena