19:40 - Operacioni i kërkimit të dy policëve të zhdukur ka përfunduar për të martën dhe kërkimet pritet të vazhdojnë të mërkurën në mëngjes.
Kontrollohet në tërësi vendi ku dyshohej se mund të jenë policët e zhdukur, por pa rezultat
15:27 - Ekipet e mbledhura në kërkim të dy policëve të zhdukur nga e shtuna mbrëma kanë kontrolluar në çdo pjesë të vendit ku dyshonin se mund të jenë dy policët, por pa asnjë rezultat.
Kështu bën me dije KTV nga bisedat me zyrtarë nga vendi i ngjarjes.
Operacioni i kërkimit të dy policëve është duke vazhduar.
Edhe
Vazhdon edhe sot kërkimi për policin Armend Trena
Nuk gjendet telefoni i policit të zhdukur
14:00 - Në vendin ku është dyshuar se mund të jetë telefoni i njëri nga policët e zhdukur, pas kërkimit nuk është gjetur asgjë, raporton KTV.
Momentalisht, ekipet janë mbledhur në një pjesë të rrjedhës së lumit ku po tentojnë të ndajnë rrjedhën e tij në mënyrë që zhytësit të mund të nisin kërkimet nën një prej urave.
Policia ende pa asnjë informatë rreth kolegëve të tyre të zhdukur
10:49 - Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, në një bisedë me KTV-në, ka thënë se ende nuk ka asgjë të re për sa i përket operacionit për gjetjen e dy policëve.
Ai ka thënë se në momentin që do të ketë diçka në këtë drejtim, do të njoftohet opinioni.
Edhe
Kërkimet e dy policëve po vazhdojnë edhe në pjesën malore
Rinisin kërkimet për dy policët e zhdukur – FSK dyshon se telefoni i njërit mund të jetë në mal
Ekipet e kërkim-shpëtimit të FSK-së, bashkë me njësite të Policisë së Kosovës e të zjarrfikësve, kanë rinisur punën në operacionin për gjetjen e dy policëve të zhdukur pas aksidentit të së shtunës mbrëma në magjistralen Kaçanik-Hani i Elezit.
Në kërkim të tyre janë vënë edhe zhytës vullnetarë e banorë të zonës.

Njësitet e shpëtimit të FSK-së sot janë angazhuar në pjesën malore, vendin ku ka ndodhur aksidenti. Po dyshohet se në këtë pjesë mund të jetë telefoni i njërit nga policët, raporton KTV.

Klubi Aplin “Dardania” edhe njësia për intervenime të shpejta e Policisë janë duke bërë kërkime prej pikës zero në zonën malore ku ka ndodhur aksidenti.
Zhytësit kanë nisur kërkimet në ujëra.
Edhe
Vazhdojnë kërkimet për dy policët, ende pa rezultat

Malësor Dashi dhe Armend Trena, të dytë policë të stacionit të Kaçanikut, dyshohet se me veturën e tyre zyrtare, derisa po udhëtonin nga Hani i Elezit në Kaçanik, kanë rënë në lumin Lepenc.
Që nga ai moment i së shtunës mbrëma nuk është gjetur asnjë shenjë e dy policëve, përveç veturës e cila është nxjerr nga uji natën e aksidentit.