Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm, BehgjetPacolli, ka nisur sot vizitën e tij të parë zyrtare në Republikën e Sllovenisë.
Kreu i diplomacisë kosovare fillimisht është takuar me homologun e tij, ministrin e jashtëm slloven, Karl Erjavec, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të këtij shteti.
Gjatë këtij takimi, të dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera dy-palëshe në të gjitha fushat, duke shprehur përkushtimin dhe vullnetin e dyanshëm politik për hapjen e horizonteve të reja në funksion të thellimit dhe zgjerimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi.
Gjatë ditës së sotme, Pacolli do të zhvillojë takime ndaras edhe me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor dhe me kryetarin e Parlamentit, Milan Brglez.
“Marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Sllovenisë karakterizohen nga fryma e miqësisë, partneritetit dhe mbështetja e vazhdueshme, që ky shtet i ka dhënë Kosovës. Që nga shpallja e pavarësisë së vendit, Sllovenia llogaritet si njëri nga shtetet me nivel të lartë të Investimeve të Huaja Direkte në vend dhe në tregun e Kosovës sot operojnë qindra kompani me kapital slloven”, thotë MPJ në njoftimin për media.
-
Çekia do ta mbështes Kosovën në INTERPOL, thotë Pacolli
-
Pacolli takon homologët e tij në Forumin Ekonomik Botëror, kërkon të rrisin bashkëpunimin
-
Pacolli thotë se Lajçaku do të vijë në Kosovë në qershor, së shpejti hapet edhe një zyre në Sllovaki
-
Kosova do që në Bratisllavë të hapë Zyrë Ndërlidhëse
-
Pacolli për vizitë zyrtare në Bullgari