Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pacolli takon Reekerin: Përkushtimi amerikan për Kosovën është i palëkundur

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Behgjet Pacolli ka takuar ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Philip Reeker.

Ndërsa, pas takimit ka thënë se Kosova është me fat që në rrugëtimin e vet ec përkrah shtetit më të fuqishëm dhe më demokratik të botës.

Pacolli ka thënë se përkushtimi amerikan për Kosovën është i palëkundur.

“Takim shumë i rëndësishëm me ndihmës sekretarin amerikan të shtetit Philip Reeker. Aleanca jonë me SHBA-në është jashtëzakonisht e rëndësishme për të ardhmen euroatlantike. Përkushtimi amerikan për Kosovën është i palëkundur. Kosova është me fat që në rrugëtimin e vet ec përkrah shtetit më të fuqishëm dhe më demokratik të botës”, ka shkruar ai.