Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka zhvilluar një takim me ndihmës-sekretarin e Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, Wess Mitchell, në Departamentin Amerikan të Shtetit.
“Shtetet e Bashkuara e kanë dëshmuar mbështetjen e tyre të fuqishme, të vendosur dhe të vazhdueshme nëpër periudhat më të vështira për vendin dhe popullin shqiptarë të Kosovës dhe do të qëndrojnë fuqishëm prapa Kosovës dhe popullit të saj nëpër secilin proces të shtet-ndërtimit”, citohet të ketë thënë Pacolli, pas takimit me ndihmës-sekretarin e Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, Wess Mitchell.
Në margjina të Ministerialit të parë për avancimin e Lirive Fetare në botë, që po zhvillon punimet në Washington D.C., ministri Pacolli, ka takuar edhe Sekretarin Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo dhe homologë të tij nga vende të ndryshme që morën pjesë në Ministerialin për avancimin e Lirive Fetare.
-
Pacolli takon Reekerin: Përkushtimi amerikan për Kosovën është i palëkundur
-
Kosova model i harmonisë fetare
-
Pacolli: Në takimet e Parisit është hapur një kapitull i afirmimit të shtetit të Kosovës
-
Pacolli në Washington takohet me Sekretarin Pompeo
-
Pacolli thotë ka marrë letër nga Sekretari amerikan i Shtetit Pompeo