Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, priti në një takim ambasadorin e Republikës së Çekisë në Kosovë, Ivo Shilhavy.
Në kuadër të këtij takimi, Pacolli, dhe ambasadori çek, diskutuan zhvillimet e gjithmbarshme politike në Kosovë, rajon dhe me gjerë, ndërkohë që vëmendje e posaçme i është kushtuar edhe përkushtimit dhe vullnetit të dyanshëm ndër-shtetëror për thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale.
Mbështetja e mëtutjeshme e Republikës së Çekisë drejt proceseve të integrimit në strukturat euro-atlantike; liberalizimit të vizave; integrimit dhe anëtarësimit të vendit në organizata Ndërkombëtare ishin disa nga temat tjera të bashkëbisedimit, për të cilat Pacolli ka vlerësuar se përkrahja e Republikës së Çekisë është tejet e rëndësishme.
-
Ministri Pacolli vlerëson lartë rolin e Çekisë për Kosovën
-
Çekia rikonfirmon mbështetjen për Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave
-
Çekia mund të ndihmojë Kosovën në përafrimin e legjislacionit me BE-në
-
Çekia do ta mbështes Kosovën në INTERPOL, thotë Pacolli
-
Pacolli: Shtetet janë si njerëzit shpesh, duhet të takohemi që ta zhvillojmë miqësinë