Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur sot një delegacion nga Republika e Çekisë, të kryesuar nga zëvendësministri i ri dhe drejtor i Departamentit të Evropës Jugore dhe Juglindore të MPJ-së çeke, ambasadorin Martin Kosatka.
Në takim është diskutuar për bashkëpunimin dhe forcimin e raporteve të mëtejme ndërmjet dy vendeve.
Me këtë rast, delegacioni çek ka rikonfirmuar përkrahjen e Republikës së Çekisë për perspektivën dhe integrimin e Ballkanit në Bashkimin Evropian.
Ndërkohë, ministri Pacolli i ka vlerësuar lartë raportet ndërmjet dy shteteve, si dhe ka falënderuar shtetin çek për përkrahjen, sidomos si anëtare e grupit të shteteve të Vishegradit, për përfshirjen e barabartë të Kosovës në punimet e ministerialit të vendeve të Procesit të Vishegradit që u mbajt në Greqi.
Në këtë takim delegacioni çek ka njoftuar po ashtu se së shpejti Republika e Çekisë do të emërojë të ngarkuarin me punë në Ambasadën e këtij shteti në Kosovë.
-
Pacolli: Përkrahja e Çekisë tejet e rëndësishme për Kosovën
-
Kurti takohet me ambasadorin çek, zgjerimi i Ballkanit Perëndimor temë kyçe mes tyre
-
Vlerësohen raportet e mira me Çekinë, Kosova gati të presë kryediplomatin çek në Prishtinë
-
Çekia mund të ndihmojë Kosovën në përafrimin e legjislacionit me BE-në
-
Çekia do ta mbështes Kosovën në INTERPOL, thotë Pacolli