Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çekia mund të ndihmojë Kosovën në përafrimin e legjislacionit me BE-në

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka takuar sot gjatë ditës kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit te Republikës së Çekisë, Radek Vondraçek, në ditën e dytë të vizitës zyrtare.

Në takim u bisedua për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet parlamenteve të të dy vendeve dhe shkëmbimin e përvojave.

Ministri Pacolli vlerësoi se Parlamenti i Çekisë mund të ndihmojë Kosovën në rrugën e saj të integrimeve evropiane dhe në përafrimin e legjislacionit të Republikës së Kosovës me BE-në.

Sips një komunikate të Ministrisë së Punëve të Jashtme, gjatë takimit u bisedua hapur për bashkëpunimin e dy vendeve në fusha të ndryshme dhe për krijimin e një Grupi të Miqësisë ndërmjet Parlamentit të Republikës së Kosovës dhe të Çekisë.

“Thellimi i bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe të investime me Çekinë ka një rëndësi të veçantë, andaj kërkoj nga Kryetari i Parlamentit më shumë prani Çeke në Kosovë dhe më shumë Evropë në Kosovë”, tha ministri Pacolli duke shtuar se mbështetja e Republikës së Çekisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë edhe Këshillin e Evropës dhe mekanizmat e sigurisë, si në Interpol ka një rendësi të veçantë. Duke falënderuar për mikpritje ministri Pacolli ftoj për vizitë në Kosovë kryetarin e Parlamentit çek.

Ministri gjatë ditës ka vizituar edhe Senatin e Parlamentit të Republikës së Çekisë, një prej institucioneve më mbështetëse të Republikës së Kosovës.

Edhe Çekia do ta mbështes Kosovën në INTERPOL, thotë Pacolli Arbëri Çekia do ta mbështes Kosovën në INTERPOL, thotë Pacolli

Aty është pritur nga nënpresidenti i Senatit, Jiri Ruziçka dhe anëtarët e delegacionit të tij ku u bisedua për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. I shoqëruar nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ministri Pacolli ka theksuar se Kosova është mirënjohëse për gjithë ndihmën që Republika e Çekisë i ka dhëne Kosovës që prej përfundimit të luftës dhe njëkohësisht për angazhimin e saj në vendosjen e bashkëpunimit ekonomik që do të përafroje dy vendet tona me shumë.

“Është e rëndësishme që të thellojmë bashkëpunimin ndërparlamentar dhe të përgatisim rrugën e integrimeve evropiane bazuar në praktikat e mira të Republikës së Çekisë”, tha ministri Pacolli.

Sipas komunikatës, me bashkëbiseduesit u folën edhe temat e ndryshme të bashkëpunimit me theks edhe në bashkëpunimin në fushën e arsimit/KsP.