Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Konjufca diskuton me delegacionin çek për sigurinë e Kosovës dhe rajonit

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në takim anëtarët e Komisionit të Senatit për Punë të Jashtme, Siguri dhe Mbrojtje nga Republika Çeke

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, në takim anëtarët e Komisionit të Senatit për Punë të Jashtme, Siguri dhe Mbrojtje nga Republika Çeke

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur të martën në takim anëtarët e Komisionit të Senatit për Punë të Jashtme, Siguri dhe Mbrojtje nga Republika Çeke.

Siç është bërë e ditur në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryekuvendarit, në këtë takim është diskutuar për situatën e përgjithshme politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kreu i Kuvendit vuri në pah aspiratat dhe perspektivën euro-atlantike të Kosovës, si dhe angazhimet e institucioneve për garantimin e paqes dhe sigurisë, në kohën, kur shteti serb po angazhohet për destabilizim të vendit tonë dhe rajonit“, thuhet në njoftim. 

Tutje thuhet se Konjufca ka shprehur mirënjohje për angazhimin e Çekisë në drejtim të forcimit të bashkëpunimit mes vendeve në shumë fusha.