Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim një delegacion nga Parlamenti Federal i Mbretërisë së Belgjikës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, i kryesuar nga Theo Francken, me të cilët kanë biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon.
“Në takim me parlamentarët belgë u bisedua për zhvillimet e përgjithshme politike në vend e rajon, raportet e shkëlqyera dypalëshe dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit të ndërsjellë”, thuhet në komunikatën e Kuvendit.
Sipas komunikatës Konjufca, pasi i ka njoftuar mysafirët përkitazi me punën, të arriturat dhe synimet e legjislativit, ka vlerësuar lartë përkrahjen e vazhdueshme që Belgjika i ka dhënë ndër vite Republikës së Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit dhe ka kërkuar njëherësh vazhdimin e mbështetjes ndaj vendit në rrugën euroatlantike dhe të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
“Parlamentarët belgë e falënderuan Kryetarin e Kuvendit për pritjen dhe po ashtu shprehën gatishmërinë për thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërparlamentar, si dhe në fusha tjera me interes të përbashkët ndërmjet Mbretërisë së Beligjikës dhe Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.
-
Konjufca diskuton me delegacionin çek për sigurinë e Kosovës dhe rajonit
-
Osmani-deputetëve belgë: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i kontribuon stabilitetit të rajonit
-
Ligjvënësit belgë thonë se Kosova duhet të jetë anëtare e asociuar e Asamblesë së NATO-s
-
Deputetët belgë ia konfirmojnë mbështetjen Kurtit për integrimin e Kosovës në BE e NATO
-
Belgjika: Kosova duhet të jetë anëtare e asociuar e Asamblesë Parlamentare të NATO-s