Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deputetët belgë ia konfirmojnë mbështetjen Kurtit për integrimin e Kosovës në BE e NATO

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe deputetin, njëherësh Udhëheqësin e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Driton Hyseni kanë pritur në takim një delegacionin përfaqësues të Parlamentit Federal të Belgjikës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, të kryesuar nga deputeti Theo Francken.

Temat që u diskutuan në këtë takim, sipas njoftimit të Kryeministrisë, ishin prezenca e delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë e NATOs-s, bashkëpunimi bilateral ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Belgjikës dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

“Deputetët belgë konfirmuan mbështetjen e Belgjikës ndaj Kosovës sidomos në proceset integruese në mekanizmat e BE-së dhe NATO-s”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, Kurti falënderoi delegacionin belg për vizitën dhe mbështetjen e tyre dhënë Kosovës dhe të shtetit belg që në vazhdimësi ka përkrahur vendin në gjitha fazat e shtetndërtimin dhe zhvillimit.

“Ai i njoftoi ata me punën e institucioneve, arritjet e qeverisjes, përparimin demokratik, ekonomik dhe në sundim të ligjit, si dhe vëmendjen që qeveria i ka dhënë fushës së mbrojtjes dhe mekanizmave të sigurisë përmes ndarjeve buxhetore në dy vitet e fundit. Në takim gjithashtu u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në vend, veçanërisht në katër komunat në veri dhe për dakordimin e arritur në fillim të kësaj javë për hapat drejt depërshkallëzimit të plotë të situatës atje”, vijon njoftimi.

Edhe Osmani-deputetëve belgë: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i kontribuon stabilitetit të rajonit Arbëri Osmani-deputetëve belgë: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i kontribuon stabilitetit të rajonit

Deputetët belgë më herët janë takuar edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca.