Shefi i diplomacisë së Kosovës Behgjet Pacolli përmes një postimi në facebook ka njoftuar se Kosova dhe Gambia së shpejti do të vendosin marrëdhënie diplomatike.
Ky është postimi i tij:
“Edhe një lajm i mirë për shtetin e Kosovës dhe fuqizimin e saj në arenën ndërkombëtare. Përkundër përpjekjeve dëshpëruese tê fqinjit tonë verior, Republika e Kosovës po vazhdon të shënojë suksese. Lajmi i mirë vjen nga Gambia, e përfolur dhe e shënjestruar nga kundërshtarët tanë. Marëdhëniet diplomatike me këtë shtet do ti vendosim brenda pak ditësh duke e akredituar edhe ambasadorin tonë jo rezident në këtë shtet. Falenderim i madh për presidentin, qeverinë dhe popullin e Gambias”.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm