Republika e Kosovës dhe Republika e Madagaskarit shpejt do të vendosin marrëdhënie diplomatike, avancim ky më i lartë i përfaqësimit diplomatik në të dyja vendet respektive dhe do të organizojnë një Forum Ekonomik në mes dy vendeve.
Kështu thuhet në një komunikatë të MPJ-së pas takimit të ministrit të Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli dhe ministrit të Jashtëm të Madagaskarit, Dovo Eloi Maxime, që u zhvillua në margjina të punimeve vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
“U dakorduam për vendosjen e shpejtë të marrëdhënieve diplomatike që hapë rrugën e themelimit të Ambasadave, organizimin e një Forumi Ekonomik dhe bashkëpunim dy dhe shumë palësh. Do të jemi bashkë në Organizatën e Frankofonisë dhe Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it, në javët e ardhshme”, ka thënë Pacolli.
Pacolli, e ka falënderuar homologun e tij edhe për njohjen që kishte bërë shteti i Madagaskarit në një moment shumë të rëndësishëm.
“I thashë se njohja nga vendi juaj erdhi në një moment të rëndësishëm dhe ne ju falënderojmë”, ka thënë Pacolli.
Ministri i Jashtëm i Madagaskarit ka thënë se “me njohjen e Kosovës, ne thjeshtë kemi bërë atë që duhej, duke njohur luftën e saj për liri dhe pavarësi”.
-
Kosova dhe Kiribati vendosin shpejt marrëdhënie diplomatike
-
Pacolli uron Madagaskarin në 58 vjetorin e Pavarësisë, e falënderon për njohjen
-
Pacolli paralajmëron vendosjen e marrëdhënieve diplomatike të Kosovës me Gambian
-
Madagaskari njeh pavarësinë e Kosovës
-
Kosova vendos marrëdhënie diplomatike me Antigua dhe Barbuda