Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova dhe Kiribati vendosin shpejt marrëdhënie diplomatike

Kosova dhe Kiribati shumë shpejtë do të vendosin marrëdhënie diplomatike dhe do të thellojnë bashkëpunimin në mes dy vendeve.

​Kështu ka thënë ministri i Jashtëm dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, pas takimit me Presidentin e Kiribatit, Dr. Taneti Mamau, në margjina të takimeve të shumta bilaterale, që po zhvillohen me rastin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

“Zhvillova një takim miqësor me Presidentin e Kiribatit, Dr. Taneti Mamau. Kiribati ka njohur herët Kosovën. Shumë shpejt do të lidhen edhe marrëdhëniet diplomatike, ndërsa bashkëpunimi dypalësh do të thellohet”, ka thënë numri dy i Qeverisë së Kosovës Pacolli.