Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli në rezidencën e tij ka pritur Miroslav Lajçak, ministër i Punëve të Jashtme i Sllovakisë.
Pacolli ka shkruar në Facebook se OSBE është një partner i rëndësishëm i Kosovës dhe misioni i tyre në Kosovë gjatë dhe pas luftës ka luajtur një rol historik për Kosovën.
“Pas një programi shumë të zënë dhe të suksesshëm në Afrikë, u ktheva në Kosovë për të mirëpritur miqtë dhe partnerët tanë nga Republika Sllovake. Në rezidencën time kisha nderin të pres Miroslav Lajçák, Ministrin e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Kryesuesin e radhës të OSBE-së dhe ekipin e tij. Ne diskutuam për çështjet me rëndësi jo vetëm në lidhje me vendet tona, por të gjithë rajonin. OSBE është një partner i rëndësishëm i Kosovës dhe misioni i tyre në Kosovë gjatë dhe pas luftës ka luajtur një rol historik për Kosovën”, ka shkruar ai.
-
Pacolli thotë se Lajçaku do të vijë në Kosovë në qershor, së shpejti hapet edhe një zyre në Sllovaki
-
Bislimi pas takimit me Lajçakun: Normalizim të plotë të marrëdhënieve dhe njohje reciproke
-
Lajçaku falënderon Spanjën e Sllovakinë për mbështetjen dhënë dialogut Kosovë – Serbi
-
Lajçaku e konsideron konstruktiv takimin me Osmanin ku u fol për dialogun
-
Osmani-Lajçakut: Është urgjente zbardhja e fatit të të pagjeturve