I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e cilësoi konstruktiv dhe të detajuar diskutimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, të mërkurën.
Ai shkroi në Twitter, se në ditën e tretë të qëndrimit në Kosovë, me Osmanin diskutoi për dialogun dhe hapat e ardhshëm në këtë proces.
Për takimin që u zhvillua paradite, Osmani tha se Kosova ka angazhim konstruktiv në dialogun me Serbinë “duke përçuar synimin e qartë të institucioneve të Kosovës”.
Osmani e Lajçaku biseduan edhe për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.
Sipas presidentes Osmani, zbardhja e fatit të të zhdukurve është urgjente.
Artikuj të ngjashëm
-
Lajçaku vlerëson idetë e Osmanit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit
-
Lajçaku diskuton me O’Brien dhe Kasanof për dialogun Kosovë-Serbi
-
Lajçaku nesër vjen në Kosovë
-
S’ka takim mes Lajçakut dhe Osmanit, shkak agjenda e presidentes
-
Vuçiq-Lajçakut: Pak hapësirë që çështjet e hapura të zgjidhen me dialog