Me ftesë të homologut të tij nga Rumania, Teodor Meleșcanu, zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, po qëndron në Bukuresht, për të marrë pjesë në takimin joformal, të organizuar nga Rumania, si kryesuese e Presidencës së radhës e Këshillit të BE-së, për vendet anëtare të BE-së, Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian, vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë.
Takimi i tillë, respektivisht dreka joformale, që do të mbahet sot me të gjithë pjesëmarrësit, shihet si një mundësi për shkëmbim joformal të pikëpamjeve mbi të ardhmen e rajonit, ndërsa qëllimi i diskutimeve është që të forcohet dialogu dhe bashkëpunimi rajonal në pikëpamje të sfidave globale.
Në margjina të drekës joformale, kryediplomati kosovar, Pacolli, do t’u adresohet të gjithë të pranishmëve me një fjalim, ndërsa më pas pritet të zhvillojë takime dypalëshe me homologun çek, Tomáš Petříček, atë slloven, Miro Cerar, sllovak, Miroslav Lajčák, rumun, Teodor Meleșcanu dhe polak, Jacek Czaputowicz.
-
Pacolli për vizitë zyrtare në Bullgari
-
Gërvalla takohet me Kallasin të dielën
-
Borrelli të mërkurën pret në drekë pune liderët e Ballkanit Perëndimor
-
Borrelli sot pret ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor
-
Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen në Bruksel, Kosovën e përfaqëson Gërvalla