Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pacolli: Ndalohet betonimi i shtretërve të lumenjve

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli,

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar të mërkurën se ka nxjerrë vendim për ndalimin e betonimit të shtretërve të lumenjve në të gjithë Kosovën.

Ajo ka thënë me këtë vendim i jepet fund “një praktike të vjetër, të dëmshme dhe të rrezikshme”. Pacolli ka thënë se praktika ka rritur edhe rrezikun për përmbytje.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kjo praktikë jo vetëm që ka shkatërruar ekosistemet tona, por ka rritur ndjeshëm rrezikun për përmbytjen e vendbanimeve dhe tokave tona. Betoni nuk është as siguri e as pastërti. Përkundrazi, ai e kthen lumin në një ‘pistë’ ku uji merr shpejtësi marramendëse, duke u kthyer në një kërcënim serioz për pronat e qytetarëve. ​Duke e lënë shtratin e lumit natyral, ne lejojmë tokën të ‘marrë frymë’ dhe të thithë ujin, duke krijuar një mbrojtje natyrore e të qëndrueshme kundër vërshimeve”, ka shkruar ajo në Facebook.

Pacolli ka thënë se vendimi nuk cenon kontratat ekzistuese, por kërkon përshtatjen teknike me standardet mjedisore.

“Duhet të garantojmë që mjetet publike të shpenzohen vetëm në projekte që mbrojnë natyrën dhe rrisin sigurinë e jetës. ​Ky është zotimi ynë për të ardhmen. Po mbyllim kapitullin e betonit të ftohtë për të hapur epokën e restaurimit të jetës. Lumenjtë e Kosovës do të jenë sërish pasuri e gjallë dhe krenari për gjeneratat që vijnë. T’i lëmë lumenjtë të rrjedhin lirshëm, ashtu siç i ka falur natyra!” ka shkruar tutje ajo.