Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pacolli injoron raportimin në Kuvend për skandalet e tij, ndodhet në tur lobues

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, po vazhdon vizitat e tij në shtete të ndryshme të botës, pavarësisht se për këtë javë ai kishte ftesë nga Komisioni për Punë të Jashtme për të raportuar për skandalet e bëra gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Në komision duan të dinë se cilat kanë qenë qëndrimet që Pacolli ka mbajtur në emër të Kosovës.

Por, përgjigje do të marrin vetëm kur shefi i diplomacisë ta përfundojë turneun e tij nëpër botë, raporton KTV.

Nga kabineti i tij i kanë thënë televizionit se pas vizitës që ka pasur në Portugali, ai do të vazhdojë në një udhëtim tjetër në Armeni.

Deklarimet rreth skandaleve nga Pacolli ata i kanë quajtur spekulime, prandaj kanë thënë se nuk duan t’i trajtojnë fare ato.

Por, Arton Demhasaj nga organizata “Çohu” ka kërkuar që ministri ose të dorëhiqet ose të shkarkohet. Ai ka thënë se Pacolli duhet të japë sqarime se pse kryeministren serbe e quajti si gruan më të respektuar dhe pse tha se mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka pasur e nuk duhet të ketë kufij.

Edhe Lajmërohet Pacolli, kërkon që nesër të raportojë në Komision Arbëri Lajmërohet Pacolli, kërkon që nesër të raportojë në Komision

Për një interpelancë po mendon edhe opozita.

Fillimisht skandalet e kryediplomatit kosovar në New York kishin nisur kur kishte vrapuar t’ia jepte dorën presidentit amerikan, të cilin fillimisht e kishte quajtur takim, më vonë skandali me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq, ndërsa kulmi ka qenë një intervistë e tij dhënë një televizioni serb, ku kishte thënë se mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të ketë kufij.