Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli i është kundërpërgjigjur homologut të tij serb, Ivica Daçiq.
Në një postim në Facebook Pacolli ka shkruar se, “e lexova një deklaratë të Daçiqit, se gjoja Interpoli do të mbushet me fletarreste për udhëheqësit e Kosovës”.
“Po, mund të ndodhë që Serbia të vazhdojë të keqpërdorë edhe institucionet ndërkombëtare, ashtu siç ka vepruar deri tani. Nuk është çudi, duke e ditur se kush është Daçiqi. Njerëzit e Kosovës vetëm janë mbrojtur nga gjenocidi dhe nuk turpërohemi asnjëherë për veprimet tona. Të turpëruar para civilizimit botëror janë ata që kanë kryer gjenocid”, ka shkruar ai.
E mira, sipas tij, është që askush nuk do të këtë mundësi më të kryej gjenocid mbi popullin e Kosovës.
Pacolli shton se, “asnjë qytetar i Kosovës nuk është i dënuar për vrasje. Asnjë qytetar i Kosovës nuk është i dënuar për masakra. Asnjë qytetar i Kosovës nuk ka bërë krime lufte, ngase lufta jonë ka qenë për mbijetesë.
“Ndërsa bashkëideologët e Daçiqit, nuk arrin t’i numërojë kriminelët e luftës që kryen krimet e tmerrshme në Kosovë e rajon”, thotë Pacolli.
-
Krasniqi: 16 shtatori do të dëshmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së
-
Berisha për deklaratën e ministres serbe: Rama nuk reagon sepse po mbron Vuçiçin
-
Serbia nuk spastrohet nga fashizmi ndaj Kosovës
-
Daçiqi i del në mbrojtje ministres serbe për deklaratën fashiste ndaj Kosovës
-
“Pa të vërtetën nuk mund të ketë drejtësi e as paqe”, Kosova përkujton viktimat e Srebrenicës