Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë për radio televizionin serb “RTS” se “detyra e KFOR-it ka qenë të parandalojë aktin e njëanshëm të Prishtinës dhe jo të pengojë hyrjen e punonjësve në ndërtesa”.
“Tash po i mbrojnë kryetarëve e komunave me pretekstin e ruajtjes së paqes. Duket se po i mbrojnë nga pronarët e objekteve, serbët, nga ata që punojnë atje, që janë të punësuar atje. Ata nuk mund të jetë kryetarë komunash në komunat serbe të cilët serbët nuk i kanë zgjedhur”, tha Daçiq. “Në vend të normalizimit ne vazhdimisht kemi përshkallëzim të shkaktuar nga Albin Kurti dhe depërshkallëzim, për të cilin po punohet nga një pjesë e komunitetit ndërkombëtar. Rezultati është një plan tinëzar – Kurti lejohet të bëjë diçka, më pas vjen një reagim i komunitetit ndërkombëtar, dhe pastaj mbetet një gjë e arritur që ka natyrë të njëanshme dhe shpresohet të bëhet realitet politik. Të mos luajmë fshehurazi dhe të bëjmë sikur nuk mund të prekim Kurtin. Çfarë është Kurti? Një superfuqi?”
Daçiq ka thënë se Ushtria e Serbisë është në gjendje gatishmërie.
“Të lejojmë viktima serbe për shkak të mospërgatitjes së bashkësisë ndërkombëtare dhe aventurizmit luftarak të Kurtit – këtë se lejojmë”, tha Daçiq.
Daçiq reagoi edhe për liberalizimin e vizave që ka marrë Kosova e po ashtu që është pranuar aplikimi i saj për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
“Ata thonë se duhet të ketë shpërblime për qasje konstruktive. Pra, a është kjo qasje konstruktive?” – tha Daçiq.
-
Daçiq: Kurti po krijon kriza vetëm për të sjellë në përfundim që s’ka kushte për formimin e Asociacionit
-
Vuçeviq: Kurti po vazhdon me lëvizjet e papërgjegjshme, presim reagim adekuat ndërkombëtar
-
Daçiq: Serbia nën presion të madh, Perëndimi e dëshiron Kosovën në organizata ndërkombëtare
-
Vuçiq: Kurti do ta shfrytëzojë KiE-në që të ngrejë padi kundër Serbisë
-
Kurti: Vuçiqi synon ta lërë të hapur mundësinë e pushtimit të Kosovës