Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka dënuar fuqishëm “arrestimin dhe kërcënimin e vazhdueshëm” ndaj serbëve të Kosovës që punojnë në institucionet e Kosovës nga Policia Serbe dhe Shërbimi Inteligjent Serb.
“Kjo është një përpjekje nga Beogradi për të frikësuar dhe kërcënuar serbët që punojnë në institucionet e Kosovës dhe që duan një jetë më të mirë për komunitetin serb në Kosovë. Ne do të mbrojmë çdo qytetar të Kosovës dhe do t'i kundërvihemi kësaj fushata të Beogradit”, ka thënë Pacolli.
Ai i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të reagojë dhe të ndërhyjë për t'i dhënë fund kësaj kampanje të prapambetur.
Kjo, sipas Pacollit, është një shkelje e marrëveshjes së Brukselit për lëvizjen e lirë dhe shkon kundër parimit kyç të procesit të integrimit evropian për lirinë e lëvizjes.
“Ne do të zbatojmë masa kundër Serbisë. Kjo do të zbatohet derisa Beogradi të kthjellët dhe të veprojë si një vend i civilizuar”, theksoi në fund Pacolli.
Gjatë ditës së sotme, në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë, janë ndaluar nga autoritetet serbe Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Sërgjan Jovanoviq, bashkë me Sreqko Spasiqin, këshilltar në Ministrinë e Bujqësisë.
-
Pacolli dënon arrestimin e një shtetasi kosovar në Serbi
-
Pacolli informon përfaqësues të BE-së për aksionin policor
-
Pacolli i shkruan Mogherinit: BE të ndalojë veprimet nga Beogradi
-
BE-ja i kërkon sqarime Serbisë për ndalimin e zyrtarëve nga Kosova
-
Qeveria e Kosovës dënon ndalimin në Serbi të politikanëve serbë të Kosovës