Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka dënuar arrestimin e shtetasit kosovar, Nezir Mehmetaj, nga policia serbe.
Ai përmes një postimi në Facebook thotë se bëjnë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tij.
“Zyra jonë e ndërlidhjes në Beograd është aktive dhe do të marrë të gjitha masat e duhura për të siguruar lirimin e Nezirit”, ka shkruar ai.
Ai thotë se Serbia nuk mund të pengojë më pafund lëvizjen e lirë të njerëzve dhe menjëherë të ndalojë me përndjekjet politike.
Sipas tij, kjo është në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit dhe Brukseli, nga ana tjetër, duhet të marrë masa urgjente për të parandaluar veprimet e Beogradit kundër qytetareve të Kosovës dhe për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Mehmetaj është ndalur në piken kufitare në Merdare.
-
Familja kërkon ndihmë për lirimin e Mehmetajt nga burgu në Serbi
-
Lirohet shtetasi kosovar Gjocaj, MPJD-ja përsërit thirrjen që të shmangen udhëtimet nëpër Serbi
-
MPJD-ja dënon arrestimin e një shtetasi kosovar në Serbi
-
Kosova kërkon nga BE-ja të ndikojë te Serbia që ta kthejë Mehmetajn
-
Konjufca pret reagim nga SHBA-ja dhe BE-ja kundër Serbisë lidhur me Nezir Mehmetajn