Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar ndaj vazhdimit të paraburgimit nga autoritetet serbe, Nezir Mehmetajt.
Nezir Mehmetaj është arrestuar muajin e kaluar nga policia e Serbisë, nën dyshimet për kinse krime lufte.
LEXO EDHE: MPJD e Kosovës kërkon nga Serbia të lirojë Nezir Mehmetajn
Konjufca ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Bashkimi Evropian që ta marrin masa në mënyrë që Serbia të reflektojë.
“Autoritetet serbe ia kanë vazhduar paraburgimin kosovarit Nezir Mehmetaj, i cili ishte arrestuar në Merdare derisa po kalonte kufirin në janarin e vitit 2020. Ministria e Jashtme e Kosovës thërret partnerët ndërkombëtarë, SHBA-në dhe BE-në që të kërkojnë nga Serbia ta ndalë këtë praktikë”, ka thënë Konjufca në Twitter.
Serbian authorities have continued the detention of Kosovar citizen Nezir Mehmetaj who was first detained at #Merdare border crossing in January 2020! #MAFD calls on our International partners ?? @USEmbPristina and ?? @EUKosovo to demand that Belgrade stops this practice.
— Glauk Konjufca (@KonjufcaGlauk) March 6, 2020
-
MPJD e Kosovës kërkon nga Serbia të lirojë Nezir Mehmetajn
-
Serbia dënon Nezir Mehmetajn me 6 vjet burgim
-
Familja kërkon ndihmë për lirimin e Mehmetajt nga burgu në Serbi
-
Lirohet shtetasi kosovar Gjocaj, MPJD-ja përsërit thirrjen që të shmangen udhëtimet nëpër Serbi
-
MPJD-ja dënon arrestimin e një shtetasi kosovar në Serbi