Sot Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se vendi i gjashtë që ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës, është Papua Guinea e Re.
Sipas Beogradit, Papua Guinea e Re ka tërhequr njohjen e Kosovës
Por Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, edhe njëherë ka demantuar atë që e thotë Daçiqi, sikurse herët e tjera, transmeton Koha.net.
“Daçic paska vendosur prapë që të vazhdojë shpifjet dhe falsifikimet karshi Kosovës. Pas falsifikimeve të mëhershme të cilat iu kthyen bumerang, ai paska prezantuar një dokument kushedi ku të përgatitur për gjoja tërheqje të njohjeve”, ka shkruar Pacolli në profilin e tij në Facebook.
Sipas tij, Republika e Kosovës nëpërmjet shërbimit të vet diplomatik mban kontakte të vazhdueshme me të gjitha shtetet e botës dhe në këtë drejtim, siç ka shkruar ai, “ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera edhe me Papua New Guinean”.
“Shpifjet e Daçicit tanimë konsiderohen neveritëse, veçanërisht pas rastit të Liberisë, Guinesë Bissau, Ganës etj. Në ditët në vijim nëpërmjet kanaleve diplomatike, do të konfirmohet çdo gjë. Republika e Kosovës fuqizimin dhe konsolidimin e vet si shtet e ka të pandalshëm deshti apo jo Beogradi”, ka theksuar tutje Pacolli.
Edhe
Sipas Beogradit, Papua Guinea e Re ka tërhequr njohjen e Kosovës
“Qëllimi i vetëm i kësaj fushate është të kënaqë opinionin publik serb; të krijojë konfuzion në Kosovë dhe synojë huti në opinionin ndërkombëtarë në një kohë kur shteti serb duhet të ndërmarrë hapa konkret drejt shënimit të kufirit me shtetin e ri, mos e pengojë anëtarësimin e saj në Kombet e Bashkuara dhe të lëvizë drejt njohjes de jure nëpërmjet Marrëveshjes së Detyrueshme Ligjore. Guinea Bisau, Liberia, Gana dhe shtetet e tjera kanë qenë përgjigja dhe dëshmia më e mirë kundër propagandës së tij me lajme të rreme dhe pretendimeve për manipulime që nuk zgjedhin mjete”, ka thënë kryediplomati kosovar Pacolli.
“Letrat’ e prezantuara nga Daçiqi nuk kanë as vulë as dëshmi tjetër, që ky dokument vjen nga shteti, të cilit i referohet. Të gjithë diplomatët dhe profesionistët e marrëdhënieve dhe së drejtës ndërkombëtare e dinë se cilat organe shtetërore dhe si merren vendimet për njohje të shteteve. Si bëhet komunikimi, shprehen apo përcillen qëndrimet e vendimet apo korrespodencat diplomatike. Andaj, kjo është dëshmi se “letrat” e Daçiqit shkruhen dhe falsifikohen nga qarqet serbe ”, ka shtuar ai.
-
Papua Guinea e Re mund të jetë shteti për të cilin Daçiq spekulon se ka tërhequr njohjen për Kosovën
-
MPJ e cilëson të rremë lajmin për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Gana
-
Daçiqi ia numëron Pacollit 13 vende që kanë tërhequr njohjen e Kosovës
-
Daçiqi “konfirmon” çnjohjen nga Palaui, thotë se së shpejti numri i njohjeve do të bjerë në 96