Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, duke reaguar ndaj pohimeve të ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacollit, se "Serbia po u jep ndihma financiare dhe armë disa vendeve të vogla afrikane në shkëmbim të tërheqjes së njohjeve të Kosovës", tha se ai po përdorim vetëm "të vërtetën, shpalljen e njëanshme të pavarësisë".
Daçiq në deklaratën e tij dhënë të përditshmes së Beogradit, "V.Novosti", ia rikujtoi Pacollit trembëdhjetë vendet që kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës: Madagaskarin, Ishujt Solomone, Lesoton, Surinamin, Grenadën, Komoret, Burundin, Dominikën, Sao Tome dhe Principen, Liberinë, Guineja Bisaon, Papua Guinenë e Re, transmeton Koha.net.
Kujtojmë se MPJ e Kosovës ka mohuar pohimet e ministrit serb për shumicën e tërheqjes së njohjeve për Kosovën.
-
Vuçiq: Nëntë shtete e kanë tërhequr njohjen e Kosovës, po presim të dhjetin
-
Shtetet që Serbia pretendon se kanë tërhequr njohjet e pavarësisë së Kosovës
-
Sierra Leone tërhoqi njohjen e Kosovës, thotë Daçiqi
-
Sipas Daçiqit, fushata për tërheqjen e njohjeve për Kosovën u bëka për ta detyruar të bëjë kompromis
-
Daçiqi thotë se edhe Gana e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës