Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë në tryezën e rrumbullakët për statusin aktual të mbrojtjes së sinjalizuesve, se pa informatorë nuk mund të luftohet korrupsioni, ndërsa shërbyesit publikë duhet të demonstrojnë që në çfarëdo rrethane janë të besueshëm.
Megjithatë, ajo tha se largimi i zyrtarëve të korruptuar është hap i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit.
Apostolova theksoi se nga shqyrtimi i fundit i bërë nga Zyra e BE-së, del se ekziston nevoja që legjislacioni të përshtatet konform standardeve evropiane.
Ministri i Drejtësisë, Albelard Tahiri tha se duke e ditur që krimi dhe korrupsioni po e mbajnë peng të ardhmen evropiane të Kosovës, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë dy prioritetet kryesore gjatë qeverisjes së tij, raporton KP.
Ai tha se në Kosovë ekziston një ligj për mbrojtjen e informatorëve, por zbatimi i këtij ligji është pothuajse i papranueshëm.
Sipas Tahirit, përkushtimi i tij në këtë drejtim, vitin që vjen do të rezultojë me një ligj të ri për informatorët, që do të promovojë kulturën dhe do të parandalojë korrupsionin dhe mashtrimin.
Edhe
Buleshkaj: Vetëm 10 për qind e kallëzimeve penale përfundojnë në aktakuza
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, Shaip Havolli tha se sinjalizuesit ndikojnë në uljen e keqpërdorimeve. Ai shtoi se 50 për qind të raportimeve të rasteve kanë arritur t'i marrin nga këta informatorë.
Ndërsa Avokati i Popullit, Hilmi Jashari tha se nga perspektiva e tij si autoritet kyç shihet Parlamenti i Kosovës, ku edhe duhet të trajtohen çështje të tilla të rëndësishme.
-
BE për deklaratën e Paunoviqit për pastrim etnik në Kosovë: Nuk ka vend në Evropë për avokim të pastrimit etnik
-
Terras: E ardhmja e Kosovës në BE, por anëtarësimi kërkon reforma
-
BE: Kosovës i duhen institucione funksionale për të përshpejtuar reformat dhe rrugën evropiane
-
BE-ja kërkon stabilitet institucional për avancimin e Kosovës