Organizata e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka bërë të ditur se Salih Mustafës i është refuzuar nga Gjykata Speciale që ta vizitojë babanë që është në gjendje kritike shëndetësore. Këtë vendim, OVL-UÇK e ka cilësuar johuman dhe të pakuptimtë.
“OVL UÇK shpreh shqetësimin e thellë për refuzimin e Dhomave të Specializuara në Hagë që t’i mundësojnë Salih Mustafës një vizitë humanitare pranë babait të tij, i cili ndodhet në gjendje kritike shëndetësore. Salih Mustafa është i dënuar me aktgjykim të formës së prerë. Nuk ekziston asnjë rrezik për ndikim në dëshmitarë apo në proces gjyqësor. Refuzimi i kësaj kërkese është i pakuptimtë, johuman dhe në kundërshtim me parimet themelore të të drejtave të njeriut”, thuhet në njoftim të së shtunës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVeteranët kanë thënë se do të ngrenë këtë shqetësim te të gjitha institucionet më të larta ndërkombëtare duke kërkuar përgjegjësi e reagim.
“Drejtësia pa humanizëm nuk është drejtësi”, u tha në reagim.
Salih Mustafa ishte komandant i njësitit gueril BIA. Ai më 2022 fillimisht u dënua nga Specialja me 26 vjet burgim për ndalim arbitrar, torturë e vrasje të paligjshme. Ndërkaq më pas masa e burgimit iu ul dhe më 10 shtator 2024, dënimi iu njësua në 15 vjet.