Pas arrestimit të veteranit Faik Fazliu, i cili u lirua më pas, sot është mbledhur Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Nga OVL-UÇK thonë se institucionet e vendit kanë dalë jashtë vlerave kombëtare.
OVL e UÇK-së ka njoftuar se më 12 qershor do të ketë protestë, ndërsa thanë se kryeministri Albin Kurti e ministrat Donika Gërvalla e Xhelal Sveçka po e akuzojnë UÇK-në.
Kështu ata kanë paralajmëruar edhe aktivitet protestues më 12 qershor.
“Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në mbledhjen e mbajtur sot më 7 qershor 2021, diskutoj për situatën aktuale në Kosovë dhe del me këto qëndrime me të cilat i drejtohet opinionit publik: Të gjithë e kemi të ditur se Institucionet e Kosovës kanë dalë hapur jashtë vlerave kombëtare; Kohë më parë, vërehet tendencë e akuzave ndaj krerëve të UÇK-së, që nga Kryeministri Kurti, Ministrja e Jashtme Gërvalla-Schëarz, e tani Ministri i Brendshëm Sveçla; Rasti i arrestimit dhe dhunës së ushtruar ndaj Faik Fazliut, nuk duhet të trajtohet vetëm nga OVL e UÇK-së, por edhe nga partitë, e si çështje t’i mbetet organeve të drejtësisë dhe ne e respektojmë çdo vendim të tyre; Me datën 12 Qershor 2021 do të ketë aktivitet protestues, për kohën dhe vendin do të njoftoheni”, thuhet në komunikatë të OVL-UÇK-së./KSP
-
OVL-UÇK paralajmëron protesta, s’e përjashton përshkallëzimin
-
Mehmeti: Mickoski e politizoi protestën e OVL-UÇK-së nga frika për partitë shqiptare që i ka në koalicion
-
OVL-UÇK për protestën e nesërme: Po synohet të rishkruhet historia
-
OVL-UÇK organizon protestë kundër Speciales më 7 gusht
-
Veteranët e UÇK-së paralajmërojnë protestë