Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e ka përshëndetur vendimin për lirimin e Sami Lushtakut, dhe sipas kësaj organizate, vendimi për lirimin e tij “është fitore për shqiptarët dhe edhe një humbje për Serbinë”.
Komunikata e OVL të UÇK-së:
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përshëndet vendimin për lirimin e z. Sami Lushtaku. Vendimi për lirimin e tij, është fitore për shqiptarët dhe edhe një humbje për Serbinë.
I kemi përcjellur me indinjatë të thellë proceset gjyqësore ndaj të gjithë bashkëluftëtarëve tanë, sepse e ritheksojmë se ishin me tendenca të dirigjuara nga shovinizmi serb.
Ne presim që edhe të gjithë të tjerët të lirohen, për arsye se janë duke u mbajtur në burgje me akuza politike.
-
Lushtaku: Nuk i besoj Speciales
-
Organizatat e luftës për vendimin ndaj Shalës: Politik, kemi pritur të lirohet
-
Lushtaku: Haradinaj do të dalë fitimtar edhe në këtë betejë
-
Lushtaku përkrah iniciativën për pastrimin e listave të veteranëve
-
Lushtaku: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe çlirimtare dhe e tillë do të mbetet