Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shpreh shqetësimin e thellë për siç thotë kjo organizatë, keqpërdorimin e vazhdueshëm të statusit të veteranit të luftës së UÇK-së.
Që nga koha e marrjes së materialeve nga prokuroria, OVL e UÇK-së thotë se ka pasur dhe ka indikacione nga terreni se janë lëshuar dhe po lëshohen edhe më tutje certifikata të reja të statusit të veteranit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Si OVL UÇK, i ftojmë të gjithë që të mos bien pre e këtyre manipulimeve, dukuri e cila në kohën e fundit është duke u shpeshtuar, sepse kjo është e pakuptimtë në kohën kur jemi në procesin e hetimeve nga prokuroria”, thuhet në reagimin e OVL së UÇK-së.
Nga Zyra për Çështjet e Kategorive të Dala nga Lufta në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, organizata e veteranëve të luftës, kërkojnë që ta parandalojë dukurinë e lëshimit të certifikatave, të cilat edhe ashtu e kanë komprometuar procesit dhe vet statusin e veteranit/KsP.