Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shprehur shqetësim dhe kundërshtim ndaj përmbajtjes dhe gjuhës së përdorur në fjalët përmbyllëse të Prokurorisë në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Në reagimin e OVL-UÇK-së thuhet se pretendimet e paraqitura përbëjnë tentim për kriminalizim të luftës çlirimtare.
“Pretendimet e paraqitura, përfshirë etiketimin e udhëheqjes së UÇK-së si pjesë e një 'ndërmarrjeje të përbashkët kriminale', përbëjnë një tentativë të papranueshme për kriminalizimin e luftës sonë çlirimtare dhe për rishkrimin e historisë së rezistencës së drejtë të popullit të Kosovës”, thuhet në reagim.
Më tej është thënë se UÇK-ja mbetet ushtri e njohur nga bashkësia ndërkombëtare si palë legjitime në luftën kundër regjimit gjenocidal serb.
“OVL UÇK riafirmon bindjen se kjo gjykatë po zhvillon një proces selektiv dhe të njëanshëm, duke injoruar krimet shtetërore të Serbisë dhe duke u fokusuar padrejtësisht mbi drejtuesit e luftës çlirimtare. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë të vërtetën historike, dinjitetin e luftës sonë dhe figurën e bashkëluftëtarëve tanë. Drejtësia e vërtetë nuk ndërtohet mbi shtrembërim faktesh, por mbi të vërtetën e plotë”, thuhet më tej në reagim.
-
OVL-UÇK kërkon amendament që ndalon rihapjen e rasteve të gjykuara nga TPNJ, UNMIK-u dhe EULEX-i
-
Veteranët prezantojnë “platformën e veprimit”, kërkohet zhbërja e Speciales
-
OVL: UÇK-ja s’ka qenë kurrë ndërmarrje kriminale
-
Kurti: Asnjë gjykatë vendore apo ndërkombëtare nuk mund ta njollosë UÇK-në
-
OVL-UÇK dënon gjuhën e urrejtjes dhe kërcënimet ndaj Haradinajt