Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së nëpërmjet një komunikate për media ka reaguar në lidhje me publikimin e disa listave që akuzohen si veteranë të rrejshëm.
“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, nuk mund të pajtohet me publikimin nga ana e mediave të listave ‚të veteranëve të rrejshëm‘ të hartuara nga ana e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, e cila listë jo vetëm që është publikuar në kundërshtim me ligjin dhe etikën profesionale, por ka të evidentuar një numër shumë të madh të veteranëve të dëshmuar në luftë, të cilët janë futur në këtë listë pa kurrfarë kriteri. Kjo lë të kuptohet se me rastin e ngritjes së akuzës, nuk është bërë punë profesionale, duke u anashkaluar edhe vet Ligji”, thuhet në reagimin e veteranëve të luftës.
Sipas tyre kjo akuzë që ka dalë nga ky hetim me një listë prej mbi 19 mijë veteranëve të rrejshëm e që në fakt po dëshmohet se përmban shumë lëshime, nuk mund ta çojë këtë proces deri në fund sepse që në fillim ka kompromituar procesin.
“Prandaj, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës, që të fillojë rivlerësimin e gjithë këtij procesi me anë të një Komisioni i cili do të punojë në bazë të kritereve të sakta të përcaktuara me ligjin e Veteranëve të Luftës së UÇK-së. Kjo gjë do të ishte më pak e kushtueshme dhe Prokuroria do të lirohet në punën e saj”, thuhet në reagim.
Po ashtu OVL e UÇK-së, kërkon nga Prokuroria Speciale e Kosovës, që të sqarojë opinionin se si ka ardhur deri te hartimi dhe publikimi i saj në mediat publike.
-
OVL e UÇK-së: Pretendimet e ZPS-së, tentim për kriminalizim të luftës çlirimtare
-
LVV-ja për kërkesën për 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK-së: Po tentohet të gjykohet akti i çlirimit
-
Për një vit, listës së veteranëve që përfituan pension iu shtuan 165 persona
-
OVL-UÇK: Refuzimi i provave të mbrojtjes, dëshmi për anshmërinë e Speciales
-
OVL-UÇK paralajmëron protesta, s’e përjashton përshkallëzimin