Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova llogaritë në përkrahjen e Maqedonisë së Veriut në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, NATO e Bashkim Evropian.
Kështu është shprehur ajo në takimin e zhvilluar me kryeministrin e këtij vendi fqinj, Talat Xhaferi, në kuadër të edicionit të dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
“Në prag të votimit në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, kryeministri Xhaferi, njoftoi Presidenten Osmani se mbështetja e Maqedonisë së Veriut është e plotë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Presidenca.
Në këtë takim, thuhet se u diskutua edhe për finalizimin e pikave të përbashkëta kufitare përpara fillimit të sezonit veror, sikurse edhe lehtësimin e të bërit biznes.