Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott.
Osmani ka mirëpritur emërimin e Sir Stuart Peach si të dërguar të posaçëm të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor. Gjatë takimit është diskutuar edhe për dialogun Kosovë – Serbi.
"Presidentja Osmani këmbeu vështrime me ambasadorin Abbott lidhur me ecurinë e dialogut dhe rolin pozitiv që mund të luaj Britania e Madhe në këtë drejtim. Presidentja Osmani ka shprehur gatishmërinë për të intensifikuar raportet e Kosovës me Britaninë e Madhe gjatë vitit vijues në fushën e shkëmbimeve tregtare dhe bashkëpunimit në çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes. Ambasadori Abbott i ka prezantuar Presidentes Osmani nismën globale të Britanisë së Madhe kundër dhunës seksuale si mjet lufte. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka shprehur mbështetjen e Republikës së Kosovës për të qenë pjesë e kësaj nisme duke u bërë pjesë e Deklaratës së përbashkët kundër dhunës seksuale në konflikt dhe konferencës së shteteve mbështetëse që parashihet të mbahet gjatë vitit 2022”, thuhet nga Presidenca.
Osmani takoi edhe ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Ëeidinger. Ata diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, situatën me pandeminë dhe zhvillimet në kuadër të procesit të dialogut.
-
Emisari britanik diskuton për sigurinë dhe anëtarësimin në KiE me liderët shtetërorë
-
Osmani e Kurti takohen me Peach, flasin për dialogun dhe sigurinë në Kosovë
-
Osmani në takim me Peachin përsërit përkushtimin e Kosovës për paqe e stabilitet
-
Pas Escobarit e Lajçakut, edhe Peach viziton Kosovën
-
Barazi palësh në dialog, kërkesa e Osmanit dhe Kurtit në takim me emisarin Peach